Nesër pa drita, OSHEE bën njoftimin e rëndësishëm: Në këto zona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

236

OSHEE ka bërë me dije se ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të rikonstruksionit të kabinave.

Energjia do të stakohet nesër në këto zona:

Zona pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe 3 pallatet 9-katëshe që janë pranë kësaj kabine, rruga “Prespektiva” pranë rrethrrotullimit Vorë dhe rruga “Industriale”.

Njoftimi i plotë:

Stakim, 24 korrik

Në kuadër të investimit në rrjetin e shpërndarjes në kryeqytet për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 24 korrik do të kryhen punime në dy nga kabinat që furnizohet nga NST Qendër dhe NST Kashar.

Më poshtë zonat që preken nga kufizimi i energjisë në Tiranë:

09:00-14:00

Zona pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe 3 pallatet 9-katëshe që janë pranë kësaj kabine, Rruga “Prespektiva” pranë rrethrrotullimit Vorë

14:00-18:00

Rruga “Industriale”