Përplasja e frikshme tek bulevardi “Blu”/ Humb jetën drejtuesi i motorit

70

Një 30-vjeçar humbi jetën në një aksident të frikshëm me motor. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në bulebardin “Blu”

Mjeti me drejtues shtetasin me iniciale R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip motorr me drejtues shtetasin me iniciale F. H., rreth 30 vjeç, informon policia e Tiranës.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale F. H.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.