U kryqëzua nga fansat për heqjen e kryqit të Kishës së Shkodrës në klipin e tij, sqaron Capital T: Nuk kam dorë në këtë gabim!

290

Këngëtari ka sqaruar përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, duke shkruar se ka qenë një keqkuptim dhe se ai dhe produksioni po punojnë për ta përmirësuar atë.

Reperi Cpaital T ka reaguar për herë të parë pasi fansat e kyqëzuan në rrjetet sociale për heqjen e kryqit të Kishës së Shkodrës në klipin e këngës “Buzëqeshje”.

Këngëtari ka sqaruar përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, duke shkruar se ka qenë një keqkuptim dhe se ai dhe produksioni po punojnë për ta përmirësuar atë.

“Sqarim: Nëse unë e kam një qëndrim do e kisha mbajtur, s’jam nga ata që tërhiqem por kam qenë promovues i qyteteve objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt Shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiruar nëpër kisha. Por gabimet ndodhin dhe unë s’jam kameraman as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, ka shkruar në InstaStory reperi.

Për ta dëshmuar që ai ka promovuar edhe më parë kisha në klipet e tij, Kapo e shoqëroi sqarimin me një fotografi nga klipi i tij i vitit 2015, “Hitman”, një pjesë e të cilit është xhiruar në ambientet e brendshme të një kishe.