Zv.kryeministri i Malit të Zi jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Ne e hoqëm me Kosovën do ta bëjmë dhe me ju

413

Zëvëndëskryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviç, gjatë vizitës së sotme në Tiranë ka zbuluar edhe projektet e reja që do të aplikohen në infrastrukturën e dy vendeve.

I ftuar në emisionin ‘Top Talk’ ai zbuloi projektet që diskutoi me kryeministrin Rama. I pari është lidhja hekurudhore Durrës-Podgoricë, I dyti është autostrada Adriatik-Bllucë ndërsa e treta është ide për të bërë një urë që lidh Velipjën me Ulqinin.

Zëvendës kryeministri Abazoviç premtoi heqjen e kartonit jeshil me vlerë 15 euro për qytetarët shqiptarë që shkojnë në Malin e Zi.

“Ne hoqëm me Kosovën, ka për të ndodh edhe me Shqipërinë”.