Moti Sot, e hënë 12 korrik 2021

232

Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta e kalimtare në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash në Alpe dhe përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, me reshje shiu të dobëta në formë pikash.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-8m/s dhe prej orëve të pasdites, parashikohet të fitojë intensitet deri në 20-30 m/s intensive dhe me rrahje. Deti do të jetë i forcës 1-5 ballë.