Përplasi për vdekje 2 vajzat, shoferi dënohet 4 vite, nëna: Jeta vlejti kaq

238

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me katër vite burg Behar Pemën, të riun që drejtonte automjetin që shkaktoi shtatorin e kaluar aksidentin në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan dhe për pasojë dy vajza ndërruan jetë, Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia.

Në një status prekës në rrjetet sociale, nëna e njërës prej tyre shkruan se ia lanë në dorë drejtësisë dhe nuk kërkuan vetëgjyqësi por jeta e tyre vlejti vetëm katër vite. Më tej ajo thotë sa ngjarje të rënda duhet të ndodhin që i papërgjegjshmi të marrë atë që meriton.

“Me 13 shtator ne ditëlindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta morën jetën padrejtësisht… ne një dite kur si çdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si çdo nane don me e pa bijën e vet, por ne arkivolin e ftoftë…

E dje ty e shoqen tande Xheni te vranë për se dyti… ia lame ne dore drejtësisë e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vdekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetëm 4 vite dënim per autorin…

Si mundet me ndodh e si nuk përmbyset kjo bote…. Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papërgjegjshmi me marre dënimin e meritum e mos me e pesu edhe shumë familje te tjera dhimbjen tone!!!!!”, shkruan ajo.

Drejtuesi i automjetit tip ”Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë dhe gjatë testit të alkoolit ka rezultuar i dehur./Opinion.al