Mëngjesin e sotëm shënohet një ngjarje e rëndë në Kënetë të Durrës. Në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë kamioni e cila ka shpërthyer, R.T, 20 vjeç ka mbetur i lënduar.
Policia bën të ditur se i riu ndërroi jetë disa minuta më pas për shkak të plagëve të rënda.
Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
