Hapi “Kutinë e Pandorës” dhe fundosi zyrtarë të lartë / Artan Hoxha zbulon për herë të parë njohjen me skafistin e penduar: Ai atë punë di të bëjë më mirë…

272

Të penduarit e drejtësisë Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha, kanë rrëfyer lidhjen që kishin ish-zyrtarët me “kokën” e bandës.

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se Shushën e ka njohur më parë, ndërsa kërkoi nga SPAK që të shkojë më thellë në hetime.

“Edhe prokurori edhe nën/ drejtori nuk mund të shkojnë thjesht për shpërdorim detyre, pasi është grup i strukturuar. Njëri nga skafistët është nga Fieri, e kam njohur Mariglen Shusha, ka folur i pari, ai ka ngarkuar në Palasë, Radhimë, Seman, Kavajë dhe Velipojë, se ai atë punë di të bëjë.

Pjesa që duhet të bëjë prokuroria është që këto lidhjet që thotë ai në Shqipëri duhet të shkojë më tej, pasi nuk do të dilnin këto 4 grupe, por më shumë. Pritshmëritë i kam më të mëdha jo te ato dy ish-truprojat që janë bishti i kavadhit” tha Hoxha për Abc News, referuar shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm.