Moti Sot, e dielë 4 korrik 2021

209

Moti parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash në orët e mesditës deri në pasdite përgjatë zonave malore dhe qendrore. Në pjesën bregdetare kthjellime.

Do të ketë reshje shiu në orët e mesditës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në veri dhe pjesërisht në qendër. Lokalisht rrebeshe dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim 1-8m/s, në mbrëmje era përgjatë vijës bregdetare fiton intensitet deri ne 15-20 m/sek e pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.