Ç’po ndodh? Nën hetim 2 administratorë biznesesh, arrestohen 4 persona (DETAJET)

208

Policia e Tiranës bën me dije se 2 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse janë proceduar penalisht.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasve M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse”, njofton policia.

Po ashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

“Janë arrestuar: D. D., 24 vjeç dhe R. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 peshore elektronike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit V. Xh., 53 vjeç, pasi ka vjedhur 4 aparate celular.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me demë materiale”, njofton sërish policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.