A duhet të mbaje përgjegjësi Voltana Ademi për masakrën që përgjaku Velipojën? Artan Hoxha plas deklaratën e fortë

290

Duke folur për konfliktin për shezlongët dy ditë më parë tronditi Velipojën dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbetën katër të vdekur, gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se kakofonia filloi pasi u krijua Agjencia për Bregdetin që kaloi menaxhimin nga bashkitë te qeveria.

“Kjo është një nga ato ngjarje që të lë pa tekst, motivi…Unë kam parë sot kolegë që kanë përmendur dhe ia kanë vendosur fajin Voltanës (kryetarja e bashkisë Shkodër) dhe kam thënë se kjo mund të ketë 100 probleme të tjera, por nuk është përgjegjësia e kryetares së bashkisë Shkodër”, tha Hoxha.