“Më copëtove shpirtin”, moderatorja e sportit humb babain dhe i bën dedikimin prekës

196

Moderatorja Vilma Masha ka ndarë një lajm shumë të trishtë me ndjekësit e saj. Ajo ka treguar se ka humbur të atin dhe lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto nga dita e dasmës, ku shihet duke u shoqëruar në altar nga babai.

Vilma shkruan se nuk e priste që i ati të largohej kaq shpejt nga jeta dhe i ka emocionuar të gjithë me postimin e saj.

“Babiiii, babi im i shtrenjtë nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë”, shkruan Vilma.