Mos hapja e negociatave, analisti i njohur bën deklaratën e fortë: Shqipëria nuk e meriton që të hyjë në BE

283

Analisti i njohur Fitim Zekthi, duke komentuar vendimin e Bashkimit Europian, për mos përcaktimin e një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi se vendi ynë nuk e meriton që të hyjë në BE.

Sipas tij, në raportin për Shqipërinë, vërehen të gjitha defektet e pushtetit zgjedhor, teksa shtoi se të gjitha institucionet në vend, janë përqendruar në një dorë të vetme.

”Raporti shënon të gjitha defektet e pushtetit zgjedhor. Raporti është një skaner shumë i saktë i asaj që ka ndodhur. Fakti që një organizatë e tillë kaq e rëndësishme dhe e fuqishme tregon saktësisht atë që ka ndodhur, për mua është fatkeq për Shqipërinë dhe fatlum nga ana tjetër dhe ne kemi nevojë të kuptojmë të vërtetën dhe kemi nevojë të shërojmë atë sëmundje që ka kapluar vendin që është manipulimi i zgjedhjeve.

Po të shohësh raportin me detaje, do shikosh që nuk bëhet fjalë për një vend normal, po në një shtet ku një dorë e vetme ka në dorë të gjithë institucionet. Ka qenë një raport i plotë. Por sot qeveria shqiptare është më shumë se kurrë përballë kësaj të vërtete, Shqipërisë iu dha dora, por pavarësisht kësaj kjo qeveri nuk mund të reformohet dhe do bëjë më keq gjërat. Më të thënë të drejtën ne nuk e meritojmë të jemi në BE. Shqiptarët janë një popull shumë i mirë. Ne nuk e meritojmë të hyjmë në BE, jo si popull por qeveria shqiptare nuk e meriton të futet në BE sepse qeveria dhe institucionet kanë punuar në mënyrë të shëmtuar duke e lodhur dhe më shumë popull”, tha Zekthi.