Gjejnë një portofol të mbushur me euro, dy fëmijët bëjnë gjestin e rrallë

233

Një gjest i rrallë dhe shumë për t’u vlerësuar është bërë publik nga Policia e Kosovës. Dy fëmijë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije kanë gjetur një portofol të mbushur me euro.

Ndoshta shumë moshatarë të tyret do merrnin paratë dhe do t’i shpenzonin, por ata kanë vendosur të veprojnë ndryshe, duke treguar se policia është adresa e parë ku duhet të drejtohen.

Pas dorëzimit autoritetet kanë kontaktuar me pronarin dhe ia kanë dorëzuar paratë që i takojnë, së bashku me dokumentet përkatëse.