Debatuan për të dashurit, 15-vjeçarja shqiptare plagos me thikë dy vajza në Greqi

201

Një 15-vjeçare shqiptare është arrestuar, pasi akuzohet se ka plagosur dy vajza të tjera adoleshente në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Athinë.

Në sherr janë përfshirë shtatë vajza, të cilat mendohet se u përleshen për të dashurit e tyre. Sherri degradoi në dhunë fizike dhe më pas në përdorimin e thikave.

Vajzat e lënduara janë dërguar në spital. Mësohet se njëra prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.