Shqipëria “çlirohet” nga COVID, ja sa të infektuar u shënuan sot

189

Vetëm 3 raste të reja me COVID janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, nga 3027 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në Lezhë dhe Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë ndodhen në terapi intensive.

Ndërkohë, janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.