Gjermania jep lajmin e mirë për shqiptarët, mund të udhëtoni edhe pa vaksinë

199

“Në funksion të numrit më të ulët të infeksioneve në disa vende të treta, qeveria federale në të ardhmen do të lejojë hyrjen për të gjitha qëllimet e lejuara të qëndrimit, përfshirë turizmin, nga SH.B.A., Tajvani, Hong Kongu, Makau, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Libani. Rregullorja e re zbatohet nga e diela, 20 qershor, ora 12:00 e mëngjesit. Lista e vendeve të treta nga të cilat mund të udhëtohet në Gjermani pa kufizime është zgjeruar në një total prej 15 vendeve. Përveç atyre të reja, ato tashmë përfshijnë Australinë, Izraelin, Japoninë, Zelandën e Re, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën. Kushdo që është rezident në një nga këto vende lejohet të hyjë në vend pa ndonjë arsye të rëndësishme për të udhëtuar dhe pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit.”

Reflektimi i Gjermanisë për të lehtësuar masat erdhi pas një rekomandimi të bërë nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian këtë të premte.

“Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore , është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin”, bëri me dije ambasada gjermane në Tiranë.