Lajmi tronditës nga Greqia, mediat greke plasin “bombën”: 20-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj

261

Zbardhen detaje të rënda në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline, ngjarje e ndodhur në Greqi, disa javë më parë. Sipas autoriteteve policore në vendin fqinj, ka informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i 20-vjeçares është bashkëshorti i saj Charalambos Anagnostopoulos, shkruan media greke.

Të dhënat që sipas policisë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar vijnë kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë së të dhënave nga kamera, celularët e çiftit, por edhe ora biometrike e 20- nëna njëvjeçare që tregoi kohën reale të vdekjes e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Anagnostopulos.

“Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës” shkruhet në artikull.

Autori e kishte kuptuar se laku i autoriteteve ishte shtrënguar shumë rreth tij dhe sapo është njoftuar një ditë më parë se duhet të paraqitej në drejtorinë e policisë së Atikës për sqarime të mëtejshme, kishte kërkuar pak orë kohë për të shkuar në ceremoninë e të 40-tave të viktimës, por edhe të çmallej me të bijën 11-muajshe.

I sigurt se loja e tij kishte marrë fund dhe autoritetet do ta arrestonin, autori i dyshuar i krimit që tronditi Greqinë, sapo përfundoi ceremonia përkujtimore, zgjati duart ku pak minuta më vonë agjentët do t’i kalonin prangat për ta hipur në helikopterin e policisë dhe për ta dërguar në qelinë e sektorit kundër krimit në drejtorinë e policisë së Atikës.

Teksa dëshmonte para policisë, ai ka dhënë variantin e tij për ngjarjen dhe ka thënë se nuk donte ta kryente aktin, por çdo gjë ishte një aksident fatal. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të foshnjës, por ende nuk është zbardhur arsyeja e krimit të rëndë, që e detyroi atë ta mbante të fshehtë për një kohë kaq të gjatë.