Sa kushton një gjest i Ronaldos? Coca-Cola humb miliarda dollarë

190


Një nga ngjarjet më të komentuara të Kampionatit Europian ishte momenti kur Cristiano Ronaldo gjatë një konference për shtyp zhvendosi nga tavolina dy shishe Coca-Cola. Ai mori një shishe uji, ia drejtoi gazetarëve dhe iu tha: “Uji të bën mirë”, duke nxitur ata që ta konsumonin sa më shumë.

Gjesti që u bë viral i kushtoi jo pak një prej sponsorëve kryesorë të kampionatit pasi çmimi i aksionit të Coca-Cola ra nga 56.10 dollarë në 55.22, një rënie prej 1.6%, sipas Guardian.

Thënë ndryshe vlera e tregut e Coca-Colas shkoi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollar, një rënie prej 4 miliardë dollarësh.

Coca-Cola, një nga sponsorët zyrtarë të Euro 2020, u përgjigj në një deklaratë duke thënë se “të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve” me “shije dhe nevoja” të ndryshme.

Ndërkaq, një zëdhënës i Euros tha: “Lojtarëve u ofrohet ujë, Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero Sugar, pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp”.

Të martën, ylli i futbollit shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Hungarisë.