Gazetarja britanike: Kam mbledhur 59 fyerje të Ramës ndaj medias. Gënjen kur thotë nuk i kam…

231

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show, me gazetarin Adi Krasta, gazetarja britanike Alice Taylor e cila jeton në Shqipëri, foli edhe për gjyqin që fitoi ndaj gazetës Tema dhe pronarit të saj Mero Baze për shpifje, por edhe për nismën e saj për dokumentin e etiketimeve fyese që kryeministri Rama dhe qeveria e tij kanë bërë në dy vitet e fundit, ku deri më tani janë dokumentuar 59 të tilla.

Krasta: Ka pasur një betejë ligjore që ju e fituat. Një gazetare fiton një betejë në Shqipëri, tingëllon me mënyrën se si ne i bëjmë punët këtu.

Alice Taylor: Në fakt dua t’ju korrigjoj se fitova 3 nga katër nga beteja ligjore. Dhe ishte me të vërtetë shumë sukses. Mund të duket e çuditshme se si një gazeter flet për lirinë e medias dhe më pasi i padit gazetarët për atë që shkruajnë.

Ajo që u shkruajt për mua dhe ata që e botuan nuk ishte gazetari. Sepse ajo që u shkruajt për për mua ishte propagandë dhe lajme të rreme dhe për mua kjo nuk ishte gazetari dhe nuk i përmbahej asnjë standardi të gazetarisë etike.

Kisha shumë të drejtë të merrja masa ndaj atyre që shkruan sepse nuk kishte të bënte me lirinë e shprehjes por një synimin e pastës për të më dëmtuar mua dhe familjen time.

Nuk e dija se si do të shkonte çështja në gjykatë, por jam shumë e lumtur që përfundoi kështu.

Gjyqtari nuk e ka publikuar arsyetimin.

Ai u shprej se ajo që ishte shkruajtur ishte gënjeshtër dhe mund të vërtetohej si e tillë.

Ajo që ishte shkruar për mua ishte se isha një spiune rusë, më paguante shteti rus, dhe nuk u dha asnjë provë për ta mbështetur këtë pretendim. U përpoqën të shkruanin se ishte vetëm një opinion, por argumenti ishte se ju e keni cituar këtë si fakt, jo si opinion.

Ne presim arsyetimin e fundit, por të paktën vendimi i gjyqtares ishte në favorin tim dhe u shpreh se ato që ishin shkruajtur nuk ishin të vërteta.

Unë kam punuar edhe në vende të tjera si gazetare kam parë gjëra të ngjashme, fushata të ngjashme të ndërrmara ndaj gazetarëve nga persona që kontrollohen nga politikanët.

Unë kam privilegjin sepse jam britanike dhe kam mundur të vlerësoj se situata që duhet ta durojnë disa gazetarë shqiptarë për shkak të pasojë dhe unë i kuptoj ata.

Por unë doja të tregoja që nuk keni pse i duroni këto sjellje dhe ka plot organizata të tjera që mund tju ndihmojnë.

Mendoj se ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje dhe ka një kujtesë të keqe sepse dy vitet e fundit kam hartuar një listë të 59 fyerjeve që janë përdorur drejtëpërdrejt ndaj gazetarëve.

Dhe këtu mund të kujtoj disa: Parazitë, antiqeveritarë, armiq të shtetit, të shpifur, thashethemexhinj, kokëbosh, plot deklarata seksiste, i ka quajtuar gazetarët kokëbosh, qenër, helmues.

Të mos harrojmë edhe sulmet ligjore të organizuara nga qeveria e tij kundër punonjësve të medias. Apo edhe ligjin antishpifje

Megjithëse ai thotë që nuk kam fyer kurrë gazetarët, ai është duke gënjyer dhe ka plot prova që e vërtetojnë atë.