U shpall non grata nga SHBA, Berisha ngre padi ndaj Blinken për shpifje / Dokumenti

192

Ish-kryeministri Sali Berisha ka autorizuar avokatin e tij për të ngritur padi ndaj deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ky vendim i Berishës vjen një ditë pas shpalljes non grata nga SHBA.

“Jam këtu për t’ju informuar për një vendim të pazakontë por të rëndësishëm timin. Për arsye tërësisht të panjohura për mua sekretari i Departamentit të Shtetit Blinken ka publikuar pa paralajmërim dhe në mënyrë shpifëse vlerësime të gënjeshtra për personalitetin tim.

Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit dhe deri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri e botë që të thotë se unë kam qenë i implikuar në aferë të çfarëdoshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral në Francë që të ngrejë ndaj zoti Blinken padi për shpifje publike”