Tymi pushton zonën/ Momenti i frikshëm kur raketa izraelite rrënon godinën e “Al Jazeera” dhe “Associated Press”

156

Raketat izraelite nuk “kanë kursyer” as zyrat e mediave.

Një ndërtesë 12-katëshe në Gaza, ku kishin zyrat “Al Jazeera” dhe “Associated Press”, u rrënua nga një raketë e hedhur nga Izraeli dhe e gjithë zona u mbulua nga tymi.

Siç raportojnë mediat e huaja, ndërtesa ishte evakuuar më parë sepse ishte marrë një paralajmërim nga Izraeli para sulmit dhe për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.