Përditësimi i koronavirusit/ MSH zbardh shifrat, tregon sa persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

170

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima nga koronavirusi.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.