Plagoset me armë 33-vjeçari në Korçë

210

Një 33 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Korçë.

Paraprakisht thuhet se i plagosur ka mbetur shtetasi Marsel Ruçi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se personi ka mbetur i plagosur në pjesën e fundshpinës dhe se po punon për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.