“Nuk mund ta besoj”/ VIP-at shqiptarë, të pikëlluar për Mehmet Qemën

215

Mehmet Qema, 27-vjeçari që u vra nga shoku i tij kishte miqësi me shumë personazhe të njohur të botës së showbiz-it. Ata kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të riut.

Për lajmin tronditës reaguan reperët Mozzik dhe Getinjo, këngëtarja Baby G, Majk, moderatori  Meriton Mjekiqi, Marinin etj. Ata shkruajnë se ende nuk mund ta besojnë këtë tragjedi.

Autori, Marjus Dema u vetëdorëzua ditën e sotme në Polici, së bashku me personat e tjerë të pranishëm në momentin kur ndodhi ngjarja.

Shokët ishin mbledhur në një lokal, ku po konsumonin pije alkoolike. Kur është qëlluar, Qema ka qenë i ulur në tavolinë me miqtë dhe ka marrë një plumb që ka rezultuar fatal, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

Përpara hetuesve, Dema është shprehur se nuk e dinte që arma ishte e mbushur.