Të ndarë, të zënë dhe nuk flasin; Tuna dhe Patrisi hedhin poshtë të gjitha lajmet dhe bëhen prindër për herë të dytë

233

Prej mujash tashmë qarkullonin lajmet se midis këngëtares Tuna dhe bashkëshortit të saj Patrisit gjërat nuk shkonin mirë. Madje thuhej se janë ndarë prej kohësh dhe as nuk jetonin më bashkë.

Deri ditën e djeshme kur Tuna postoi një fotografi të ardhjes në jetë të djalit të saj të dytë! Kjo gjë i habiti të gjithë pasi asnjë nuk e dinte që Tuna ka qenë shtatzënë apo kush mund të ishte babi i fëmijës.

Nuk vonoi shumë dhe Patrisi konfirmoi që është ai babi me një fotografi ku shkruhej:

“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, postim të cilin e ka shoqëruar me emoji zemër.

Ndërsa tuna postimet e saj i shoqëroi me këto fjalë:

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem.”

Mesa duket paskan qenë të gjitha thashetheme, familja e tyre tani u bë akoma më e bukur dhe me më shumë dashuri.