Berisha mbron Metën dhe kthen gjuhën e 21 Janarit: Rama, kriminel puçist!

208

Grusht shteti e quan ish-kryeministri Sali Berisha procedurën e nisur nga ana e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në rrjetet sociale, Berisha tha se ky proces është antikushtetues dhe akuzon PS se kërkon të kapë edhe institucionin e Presidentit të Republikës.

Ai e paralajmëroi kryeministri Edi Rama se nëse i shkon deri në fund, do të përfundojë si kriminel puçist.

“Procesi i Edvin Drogës kundër presidentit, proces i puçist antikushtetues! Të dashur miq, pas grabitjes së zgjedhjeve, dhunimit masiv të vullnetit të shqiptarëve me angazhimin e të gjithë shtetit monist, bajlozëve të zinj të krimit dhe qindra milionë euro para droge, por edhe të Thesarit të Shtetit, Edi Rama, kreu i meduzës së krimit të organizuar, Lukadroga i Ballkanit rinisi menjëherë vazhdimin e grushtit të shtetit me procesin antikushtetues të shkarkimit të Presidentit të Republikës.

Në këtë proces ai, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të Kushtetutës dhe disa nene të saj, kërkon të rrafshojë dhe institucionin e fundit që nuk kontrollon në Shqipëri dhe të vendosë pushtetin e tij absolut të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e korrupsionin. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt puçist destabilizues dhe paralajmëroj Edi Ramën se po firmos kështu fundin e shpejtë dhe merituar të një krimineli puçist.” / b.h