Tragjedia në Gjirin e Lalzit mbulohet me mister/ Zbardhet deklarata e mjekëve: Vdekjet të dyshimta, anëtarët kanë humbur jetën me 24 orë diferencë

237

Zbardhet dëshmia e mjekëve në qendrën shëndetësore të Manzës, pas vdekjes së tre shtetasve nga Kosova.Mjekët deklarojnë se këto vdekje kanë qenë të dyshimta dhe se anëtarët nuk kanë vdekur në të njëjtën kohë, por njëri pas tjetrit me 24 orë diferencë. Sipas kolegëve të dy mjekëve, Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja që po ndiqen penalisht, ata kanë respektuar protokollin dhe u kanë bërë serum dhe vitamina.

Gjithashtu familja Haliti dy ditë para se të helmoheshin me kërpudhat, ishin interesuar në qendrën shëndetësore të Manzës për të bërë vaksinën anti-COVID, por ishte refuzuar, pasi nuk ishin pjesë e grupeve të riskut. 3 familjarët më datë 5 janë paraqitur për simptomat e helmimit.

“Janë trajtuar në Manzë. Nuk kemi bërë mjekim të gabuar, kemi ndjekur protokollin. Kemi aplikuar serum me vitamina sipas protokollit. Vdekjet janë të dyshimta dhe të hetohet pasi ato nuk kanë ndodhur të tjera njëherë, por çdo 24 orë njëri pas tjetrit duke nisur nga data 6, 7 dhe 8 maj”, thanë mjekët

Elfete 78 vjeçe, djali i saj Afrimi 56 vjeç e gruaja e tij Ferzinaze Haliti 57 vjeçe janë tre pjesëtarët e familjes nga Gjilani, të cilët humbën jetën në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit ku kishin ardhur me pushime.