E rëndë/ Gjendet i mbytur një 56-vjeçar në det, trupi i pajetë u pikas nga peshkatarët

237

Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Trupi i pajetë u pikas në orën 07:35 nga peshkatarët e kësaj zone.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. B.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.