“Metën edhe bari lopësh ta çosh në mal, do të grindet”, gazetari i njohur befason me atë që thotë për Presidentin

58

Gazetari Bledian Koka ka komentuar nisjen e procedurave nga PS-ja për shkarkimin e Presidentit Meta.

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me argumentin se para dhe gjatë fushatës, ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Koka i ftuar në emisionin ‘Spotlight’, e krahasoi gjuhën e presidentit Meta të përdorur me ndërkombëtarët, me atë të kryeministrit Rama gjatë pandemisë, kur akuzonte BE-në për mosshpërndarje të vaksinave.

Ndër të tjera, Koka shtoi se presidenti Meta është nga ata që nuk kalon pa u vënë re.

“Ilir Meta dihet që nuk është nga ata president që kalon pa u vënë re. Ilir Meta, edhe bari lopësh ta çosh në mal edhe atje do grindet ai do bëjë sherre dhe sherrnaja politike”, tha Koka.