Nisma për shkarkimin e Metës, juristi i njohur shpjegon procedurën: Kjo është e padiskutueshme

227

Grupi parlamentar socialist ka nisur sot peticionin për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Juristi Jordan Daci, thotë se procedura mund të fillojë.

“Nisma për shkarkim është e drejtë e drejtë e Kuvendit. Ka të drejtë apo nuk ka të drejtë i takon kuvendit që ta hetojë dhe në fund fare Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të thotë njeri nuk ka të drejtë, është në të drejtën e kuvendit.

E drejta proceduriale për të filluar procedurat, është e padiskutueshme. Edhe nëse arrihet procedura për të bërë shkarkimin, pastaj do të jetë gjykata kushtetuese që do e vlerësojë, brenda kufirit ligjor, për shkak se kuvendi ka dhe 4 muaj afat”, është shprehur Daci.