Rekuiem për mësuesin! Ndahet nga jeta intelektuali i shquar.

916

Diten e djeshme, ne oret e vona te mbremjes, u nda nga jeta mesuesi im i shkolles fillore, MARTIN ÇETINA. Krejt natyrshem ndjeva nje dhimbje te madhe shpirtrore per te. Shpejt me erdhi ne mendje nje ngjarje shume e rendesishme per mua dhe pa asnje hezitim vendosa ta bej publike.
Ishte korriku i vitit 1967, kur kisha mbaruar klasen e katert te shkolles fillore ne Lekaj. Mesuesi im i mire, para disa kohesh, kishte marre nje porosi nga babai im: “dua ta coj ne shkolle kete djale”. Dukej sikur nuk po levizte asgje, por ishte koha kur burrat lidheshin per fjale. Ata shkonin shume mire me njeri-tjetrin. Madje ne mes te dy familjeve tona kishte edhe nje kumbari te hershme. Dhe nje dite mesues Martini me thirri ne shkolle. Kishte nje pune mjaft te rendesishme per mua.


Ai me vuri nje leter te bardhe perpara dhe me diktoi, fjale per fjale, tekstin e nje lutjeje, drejtuar Komitetit Ekzekutiv te Shkodres. Behej fjale per te vazhduar me tej shkollen ne ate qytet. Duket se kishte edhe nje mendim te mire per nivelin tim ne mesim. E firmosa dhe te gjithe pjesen tjeter te dokumentacionit e plotesoi vete mesues Martini, mbasi atehere kryente edhe funksione te tjera shtetrore.


Pergjigjia e miratimit te kerkeses time erdhi shpejt dhe, me 15 Shtator 1967, fillova klasen e peste ne Shkollen “11 Janari”, Shkoder, prej Konvikti “Tome Kola”. Me pas vazhdova Gjimnazin “29 Nentori” dhe, ne vitet 1977-1983, perfundova edhe studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise, Tirane. Menjehere u emerova pedagog ne Katedren e Neuropsikiastrise, sot Departamenti i Neuroshkences, ku vazhdoj te punoj edhe tani.


Gjate te gjitha ketyre viteve te jetes time asnjehere nuk kam harruar se zanafilla e arsimimit tim i ka rrenjet te ajo shkolle fillore dhe te mesuesit e mi te nderuar: Shkurte Rusheta, Martin Çetina dhe Ndue Qerimi (Quku).
Me mesues Martinin jam takuar shpesh dhe jam munduar gjithnje ta ndihmoj per problemet mjekesore te familjes. Gjithmone e kam cmuar shume ndihmen e tij dhe per asnje cast nuk me ka munguar respekti e mirenjohja per te. Fatkeqesisht sot me duhet te heshte me dhimbje te madhe. Tashme eshte ndare nga jeta nje nga burrat me te mire te Dukagjinit.
Lamtumire mesuesi im i nderuar!
Te qofte i lehte dheu i Shkodres qe do te mbaje brenda!


Ngushimet me te thella familjes, te afermeve, miqeve dhe shokeve!
Prof. VUKSAN KOLA

P.S. Fotografia e mesiperme eshte shkrepur ne zyren time te punes ne Tirane me daten 19 shtator 2019.