Aktori i njohur shqiptar kujton vajzën e ndjerë për ditëlindje, rrëqeth me fjalët që shkruan për të: Zoti ma çoi sëmundjen e dy lule nuk t’i solla te guri!

247

Aktori Çun Lajçi ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën në ditën e lindjes së saj, ku shkruan se për shkak të sëmundjes nuk ka shkuar të vizitojë varrin e së bijës.

Aktori është i shtruar në spital, pasi kaloi Covidin, por virusi i ka prekur mushkurinë dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Pulmologjisë.

“A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!”, ka shkruar Lajçi në Facebook.