Ambasadorja Yuri Kim bën lëvizjen e radhës në vendin tonë, mbetet e surprizuar nga ajo që shikon (FOTO)

234

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zgjedhur të kalojë fundjavën në Krujë, pas disa ditësh të lodhshme për të javën e kaluar, ku ishte në disa qytetë të Shqipërisë, për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor.

Duke postuar disa foto të Krujës, dhe muzeut të Skënderbeut, ambasadorja i ka shoqëruar me një poezi të poetit amerikan Henry Wadsworth Longfellow, kushtuar heroit tonë kombëtar, “Skënderbeut” dhe kthimit të tij në Krujë.

Ambasadorja Kim shpesh zgjedh pika të ndryshme turistike për të kaluar fundjavat e saj në Shqipëri, duke shprehur gjithmonë vlerësim për atë që gjen kudo ku shkon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur si legjitime zgjedhjet e 25 prillit dhe i kanë bërë thirrje opozitës të bëjë të njëjtën gjë, edhe pse kjo e fundit pretendon se ka pasur parregullsi dhe “vjedhje industriale” votash, siç tha kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat.