Pas dhunës barbare të ushtruar ndaj aktivistes së PD-së, SHÇBA-ja vihet menjëherë në lëvizje, merret vendimi për shefin e Komisariatit

187

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i SHÇBA-së pas ngjarjes së rëndë që u raportua ditën e sotme në Kavajë, ku një aktiviste e Partisë Demokratike ka përfunduar në spital me krahë të thyer.

Sipas aktivistet ka qenë shefi i Komisariatit të Divjakës që i ka thyer krahun vetëm se ajo po filmonte një takim elektoral që po mbante ditën e sotme Partia Socialiste në një ambjent lokali.

SHÇBA ka nisur hetimet për shefin e komisariatit të Divjakës, Altin Shehu pas denoncimit të dhunës të ushtruar nga ai ndaj një aktivistevje të PD-së, Elsa Bita.