Lulzim Basha mund Edi Ramën, ndiqet nga më shumë se trefishi i shikuesve të kryeministrit, ballafaqimi me SHIFRAT

227

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka ‘mundur’ sot kryeministrin Edi Rama. Të dy ishin në të njëtën kohë të ftuar në dy emisione të ndryshme dhe folën për zgjedhjet e 25 prillit e ngjarjet e rënda që kanë pasuar ditët e fundit fushatën zgjedhor.

Ajo që bie në sy është se kryedemokrati Basha u ndoq nga 23 mijë e 600 persona përmes platformës Facebook, ku po transmonte LIVE emisionin “Open”, ku ishte vetë i ftuar.

Ndërsa kryeministri Rama ndiqej nga vetëm 7 mijë e 700 persona. Krahasimi i shifrave tregon qartë se Basha e ka mundur Ramën duke marrë më shumë se trefishi i shikueshmërisë së tij./dosja.al