Ka mbaruar shkollën e lartë e më pas gjimnazin, njihuni me kandidaten për deputete të LSI-së që po i lë pa fjalë të gjithë (EMRI)

217

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ’Top Story’ u vunë nën lupën e vëzhgimit disa prej kandidatëve për deputet që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Njëra prej tyre, në qarkun e Gjirokastrës është edhe kandidatja me numrin dy në listë, Myrvete Asqeri. Kjo kandidate është 39 vjeç dhe ka lindur në Gjirokastër. Deri këtu jemi në rregull, por ajo që na ngriti pikëpyetje është mënyra se si është arsimuar Myrvetja.

Sipas CV të plotësuar nga vetë ajo rezulton se një herë ka mbaruar shkollën e lartë e më pas ka mbaruar gjimnazin.

Nga viti 2000 deri në 2004, në CV tregon se ka marrë diplomën në Kontabilitet Financë në Universitetin e Gjirokastrës. Ndërkohë nga viti 2009 deri në 2012 në cv shkruhet se ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “Asim Zeneli” po në Gjirokastër.

Nuk dimë nëse jemi para një falsifikimi apo lapsusi, për mënyrën si është arsimuar. Por referuar atyre që vetë kjo kandidate ka shkruar, rezulton se ajo ka marrë në fillim diplomën e shkollës së lartë e më pas ka kryer shkollën e mesme.