Aksident i rëndë, humb jetën 10-vjeçarja

200

Një aksident me pasojë vdekjen e një të miture është shënuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Bulqizës.

Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën një vajzë rreth 10 vjeçe, ndërsa shtetasja Sh.Sh., ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.

Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.