Të shtëna me armë zjarri, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

251

Një person ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë  kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në tregun e Mitrovicës.

Sipas policisë bëhet e ditur se plagosja ka ardhur pas një konflikti mes dy zyrtarëve policorë që gjendeshin jashtë detyrës zyrtare.

Mësohet se fillimisht njëri polic e ka goditur tjetrin me një mjet të mprehtë, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur në drejtim të tij me disa plumba.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e incidentit ka vdekur një person, ndërsa dy persona tjerë janë plagosur, në mesin e tyre edhe një kalimtar rasti.