Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish-kryeprokurorit Llalla, shfuqizon gjykimin e shkurtuar

237

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të shfuqizuar gjykimin e shkurtuar. Kjo do të thotë që procesi fillon nga e para dhe Llalla fiton kohë deri në shpalljen e një vendimi ndaj tij.

Më 2 prill, gjykata kishte shtyrë për ditën e sotme seancën, ku  shkaku i shtyrjes ishte ndërrimi i avokatit. Seanca e radhës pritet të mbahet më 20 prill.

“Do ta çoj çështjen deri në fund”, u shpreh Llalla përballë Gjykatës.

Në konkluzionet përfundimtare të lexuara më 19 mars, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Llallës dhe dënimin e tij me 2 vite burg, por për shkak uljes që garanton gjykimi i shkurtuar, kërkesa përfundimtare e SPAK për ish-kryeprokurorin ishte një dënim me 1 vit e 4 muaj burg.

Ish-prokurori u hetua për katër vepra penale, mes të cilave “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash”, por në përfundim u dërgua i pandehur vetëm për “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”.

Nga Armand Bajrami, A2 CNN