Paulin Sterkaj paralajmëron: Do të nxjerr një video të Lulzim Bashës, e ka filmuar një miku im!

252

Pasditen e sotme, kryeministri Rama merr pjesë në aktivitetin e përmbylljes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste edhe në Shkodër.

Kandidati Paulin Sterkaj u shpreh se ka një video të kryedemokratit Lulzim Basha kur ishte në Koplik.

Ai tha se Basha ka thënë, “Sa mirë qenka bërë Kopliku”.

“Ka shumë demokratë që vijnë në Malësinë e Madhe dhe thonë që është bërë përrallë. Atë ditë që Luli ishte në Koplik dhe i ka kap një mik i imi (me video) dhe do ta nxjerr, e i tha: Sa mirë qenka bërë Kopliku. Pra domethënë ne nuk kemi ndenjur papunë. Lus Zotin ta marrë Shkodrën në dorë, ashtu siç ka marrë Vlorën e Korçën”, tha Paulin Sterkaj.