Lufta kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin fantastik

211

Rënie e shifrave të COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar 169 raste të reja. Po kështu raportohet për 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.