Kaosi në Aeroportin e Rinasit, presidenti Meta publikon foton dhe ‘provokon’ situatën nga Vlora

206

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto nga Vlora nga ku paralajmëruar një deklaratë për mediat në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, në përgjigje të akuzave të kryeministrit Edi Rama.

“Vlora e magjishme në çdo kohë dhe frymëzuese pafund”, shkruan Meta.

Prej mëngjesit kontrollorët e kompanisë private në aeroportin e Rinasit, kanë pezulluar punën duke bllokuar fluturimet në qiellin shqiptar e për rrjedhojë edhe dërgesën me vaksina që pritej të vinte mbrëmjen e sotme.

Për këtë kryeministri Edi Rama ka bërë fajtorë presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.