Dy vajza plagosen në aksident

48

Një përplasje e fortë mes dy automjeteve ndodhi këtë të mërkurë në aksin rrugor Milot-Rubik.

Për pasojë, u plagosën shoferja dhe pasagjerja, shkruan “Vizion Plus”.

Në aksident u përfshinë një furgon dhe një autoveturë.

Të plagosurat u dërguan në spital, ndërsa policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes.