Aksident i rëndë rrugorë, vdesin dy persona

235

Pasditen e së martës, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Policia njofton se një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.