“Nëse Basha jep dorëheqjen”, Kreshnik Spahiu zbulon kush pritet vijë në krye të PD-së dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Gjynah që vdiq Nexhmija se…

286

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një paralajmërim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me atë që mund të ndodhë nëse Basha jep dorëheqjen nge kreu i PD-së.

Spahiu shkruan me ironi se alternativa më e re që do ta pasojë Bashën është Sali Berisha.

Nisur nga kjo, Spahiu shkruan se është gjynah që vdiq Nexhmije Hoxha 99 vjeç, pasi do të kishte qenë alternativë për kryetare opozite.

“Nëse Basha jep dorëheqje në 26 Prill, alternativa më e re në moshë e opozitës sërish mbetet 80 vjeçari Berisha.

O zot çfarë mjerimi për atë popull.

Imagjinoni të rikthehet në Amerikë Bush, në Rusi Boris Jelcin, në Angli Tonny Blair.

Të varfër në çdo aspekt. Gjynah që vdiq Nexhmija 99 vjeç se do ishte alternativë me këta injorant”, shkruan Spahiu