Monika Kryemadhi: LSI nuk ka nevojë as për PD, as për PS

40

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se forca e saj politike nuk ka nevojë as për PD, as për PS.

Ajo argumentoi para vlonjatëve, ku mbajti takimin e radhës elektoral, se koalicionin mes PD dhe LSI është bërë për të mirën e vendit.

“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës, por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen.”