Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit

270

Gazetari i njohur Robert Rakipllari shprehet se opozita është më e favorizuar për të fituar zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij nga sondazhet e fundit që janë publikuar, nëse qytetarët e pavendosur do të shkojnë të votojnë, opozita merr fitore bindshëm.

“Nga sondazhet e fundit, janë diku 20 % që janë të pavendosur. Nëse këta shkojnë votojnë, vota e tyre do shkojë për opozitën, atëherë qeverinë e merr Basha, por nëse ata rrinë në shtëpi, Rama merr mandatin e tretë”, tha Robert Rakipllari për Zonë e Lirë.