Çfarë po ndodh? Pas Elbasanit, Policia ‘blindon’ Durrësin

204

Pas vrasjes së Edmond Çekicit dhe plagosjes të 24 orëve më parë ka bërë që qarku i Durrësit të blindohet nga Policia.

Në të tre Komisariatet Durrës, Shijak dhe Krujë ka nisur zbatimin një plan masash për kapjen e personave në kërkim.

Policia Vendore Durrës në bashkëpunim me forcat Shqiponja dhe FNSH ka nisur kontrollet në të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugët kryesore të qytetit bregdetar.Kontrolli ka për synim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që lëvizin të armatosur.

Gjthashtu edhe në qytetin e Elbasanit, policia lokale dhe FNSH kanë nisur gjithashtu kontrollet në disa zona.