I infektuar me COVID19, vdes mjeku 41-vjeçar, u hodh nga kati i tretë i spitalit

72

Një mjek, rreth 41-vjeç, i ka dhënë fund jetës këtë të diel, duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë të një spitali ne Greqi, ku kurohej për COVID.

Mjeku u shtrua në spital pasi kishte komplikacione të rënda, mirëpo, fatkeqësisht sot ai u gjet i pajetë nga anëtarët e stafit të spitalit.

Mediat greke shkruajnë se mjeku punonte në Qendrën Shëndetësore Byron dhe ishte babai i dy fëmijëve. Kolegët e tij e përshkruanin atë si një njeri shumë të mire, familjar dhe luftëtar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë, duke marrë në pyetje bluzat e bardha.